Prizren: Kërkohet lehtësimi i masave anti-Covid
Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva bashkë me nënkryetarin, Burim Sallauka dhe drejtorin për hartimin e projekteve Bujar Salihu sot janë pritur në takim nga njësia rajonale e Prizrenit.
Qëllimi i takimit ishte që të shihej edhe njëherë se si është konsoliduar kjo njësi dhe se si po i vazhdojnë aktivitetet e tyre.
Bashkë me kryetarin e njësisë Rajonale të Prizrenit, Tahir Sallauka diskutuan tema nga më të ndryshmet, u ndëgjuan shqetësimet e të pranishmëve si dhe u morën për t’u shqyrtuar të gjitha kërkesat që këta përfaqësues të bizneseve dhe njëherit antarë të njësive kishin.
Nga ky takim unanimisht dolën edhe disa kërkesa:
– lehtësimi i masave;
– problemi i përgjithshëm me tvsh të zgjidhet sa më parë, dhe mbetja e tvsh% të mbetet 8% edhe për një kohë të gjatë;
– të adresohet dhe t’i ipet zgjidhje problemit me parking në zonën historike të shadërvanit;
– të rritet numri dhe aktivizimi i zyreve të informimit;
– të implementohet ndihma financiare për kohën e pandemisë për biznese;
– gjetja e modalitetit të mbrojtjes së biznesit ndaj konsumatorit;
– ndalimi i presionit të inspektorëve ndaj bizneseve./tvpz