Prizren: Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF
Burimet tona bëjnë të ditur se bëhet fjalë për:
- Xhemajli Bislimaj rreth 55-vjeçar – kryeinfermier në QKMF-Prizren;
- Besnik Ramadani rreth 47-vjeçar – infermier në QKMF-Prizren.
Sipas dosjes hetimore, të dyshuarit dyshohet se gjatë muajve gusht–nëntor 2024 dhe shkurt–dhjetor 2025, gjatë ndërrimeve të natës, kanë përvetësuar një pjesë të të hollave të arkëtuara nga bashkëpagesat e pacientëve për shërbimet mjekësore.
Hetimet kanë rezultuar me dyshimet se Xhemajli Bislimaj ka përvetësuar 1.250 euro, ndërsa Besnik Ramadani 1.032 euro, duke e çuar shumën totale të dyshuar në 2.282 euro.

Sipas burimeve të Sinjalit, hetimet janë ende në zhvillim dhe nuk përjashtohet mundësia që ato të zgjerohen edhe për periudha të tjera kohore, nëse sigurohen prova të reja.
Lexo edhe:
Prizren: Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



