Dy ditët e para të këtij viti në spitalin e përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren, kanë lindur 11 foshnja, shumica të gjinisë mashkullore, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Sipas kryeinfermieres në reparti Obstetrik (salla e lindjes), Leonora Hoxha, në ditën e parë të vitit, me 1 janar kanë lindur katër foshnja, dy prej të cilave kanë qenë vajza.
Në ditën e dytë të vitit, ndërkaq numri i lindjeve ka qenë më i madh, ndërsa janë regjistruar shtatë sosh, prej të cilave dy kanë qenë vajza, ndërsa pesë djem.
Ajo që ishte karakteristikë, dy ditët e para të 2019-ës është se nuk ka pasur asnjë lindje “cezariane” (me operacion)./GazetaePrizrenit.net/