Prizren: Këto janë vendbanimet e rajonit që sot nuk do të kenë energji elektrike

Në disa vende parashihet të mos ketë energji elektrike, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas njoftimit të KEDS-it, kjo vjen si pasojë e disa punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik që do të përfundojnë.

Orari:

Prizreni

1.

Nga NS 35/10 kV Pirana do të ndërprehet:

Dalja LP 10kV Randobrava (kodi 30034010) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Randobravë, Retijë dhe Reti e Poshtme.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, revizion në LP10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara.