02-05-2024

Prizren: Kontrollet e Policisë në ‘Doku Fest’, vajza 20-vjeçare kapet në flagrancë me drogë

Sonte në Prizren, ku është duke u mbajtur “Doku Fest”, një vajzë është kapur në flagrancë me lëndë narkotike.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë kontrollit trupor, zyrtarët policorë kanë gjetur te 20-vjeçarja një sasi të substancës së dyshuar narkotike, të llojit marihuanë.

E dyshuara është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa droga është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj 20-vjeçares të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Asnjë koment

Comments are closed.