Prizren: Kreu i degës së LDK-së, Selmanaj pritet nga në takim nga Këshilli i Bashkësisë Islame
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi me bashkëpunëtorë, sot pritën në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike, dega në Prizren Dritan Selmanaj me bashkëpunëtorë.
“Kryetari Selmanaj, në emër të subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Prizren, falënderoi kryetarin Ibrahimi dhe përmes tij të gjithë imamët e nënpunësit fetarë në komunën e Prizrenit, të cilët po bëjnë çdo gjë që Prizreni të mbetet akoma shembull dhe model për rajonin e më gjërë për mbajtjen dhe kultivimin e vlerave tradicionale e fetare”, njoftoi KBI në Prizren.
Kryetari Ibrahimi e njoftoi mysafirin me objektivat dhe punët e KBI-Prizren, e falënderoi atë dhe bashkëpunëtorët e tij për vizitën dhe i uroi suksese të gjithëve në këtë rrugëtim.