24-11-2024

Prizren: Kunata rrah nusen shtatzënë për shkak se iu rrëzua fëmija nga karroca

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në Prizren, ku viktimë është një grua shtatzënë.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar 28-vjeçarja, e cila ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga kunata e saj, e cila e ka goditur me grushte në bark.

Sipas viktimës, gjithçka ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje që lindi pasi fëmija i saj u rrëzua nga karroca. Kjo kishte bërë që e dyshuara të revoltohet dhe ta sulmojë fizikisht kunatën e saj.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar 35-vjeçaren e dyshuar e cila është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’. / Gazeta Sinjali

Lexo edhe:

Prizren: Prej 18 vitesh, Policia vazhdon mbikëqyrjen e kishave serbe ( VIDEO )

Asnjë koment

Comments are closed.