Kjo është pritja për hyrje-dalje në pikëkalime kufitare

Gjendja në pikat kufitare edhe në mbrëmje vazhdon të jetë e ngarkuar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritjet më të gjata janë në pikë-kalimin kufitar në Merdare.

Pritjet për të hyrë në Kosovë, në pikëkalimin kufitar në Merdare janë 200-220 minuta, ndërsa për të dalë nga Kosova, pritjet janë 280-300 minuta.

Lexo edhe:

Ndërkaq, në pikëkalimin kufitar në Jarinje, pritjet për të hyrë janë 10-15 minuta, kurse pritjet për të dalë janë 90-100 minuta. Kolona për të hyrë në këtë pikëkalim kufitar është 20 metra, ndërsa në dalje kolona është 600 metra.

Ndërkohë, në pikëkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata.