08-05-2025

Prizren / Kurti në homazhet te varri i Komandant Drinit: Luftëtar e intelektual i paepur

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren në detyrë, Emilia Rexhepi, e deputetët të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, aty ku prehet edhe “Komandant Drini`.

Në 25 vjetorin e vrasjes së tij, Kurti tha se “Komandant Drini” ka qenë një veprimtar intelektual, një luftëtar i paepur i cili me pushkë në dorë e strategji në mendje u përball me armikun e okupatorin serb.

“Ekrem Rexha, ‘Komandant Drini’, ka qenë një veprimtar intelektual, një luftëtar i paepur i cili me pushkë në dorë e strategji në mendje u përball me armikun e okupatorin serb, dhe sot shënojmë 25 vjetorin e vrasjes së tij me 135’rast bëmë homazhe te varri i tij dhe shprehëm mirënjohjen tonë të thellë tek familja e i tij që dhanë një bir kaq të vlefshëm për kombin”, tha pas homazheve kreu në detyrë i qeverisë.

Kryeministri Kurti tha se Ekrem Rexha, Komandant Drini, ka qenë një veprimtar intelektual, një luftëtar i paepur, i cili me pushkë në dorë dhe me strategji në mendje u përball me armikun e okupatorin serb dhe sot shënojmë 25-vjetorin e vrasjes së tij.

Pas homazheve te varri i tij, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e thellë për familjen e Komandant Drinit, që e dhanë një bir kaq të vlefshëm për kombin shqiptar.

“Lavdi Komandant Drinit dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit!’’ u shpreh kryeministri Kurti.

Pas homazheve te varri i Komandant Drinit, kryeministri Kurti do të bëjë homazhe edhe te memoriali në lagjen Bazhdarhane.

Asnjë koment

Comments are closed.