03-05-2024

Prizren: Kuvendari Baldedaj reagon pas rrënimit të një shtëpie në Qendrën Historike

Anëtari i Kuvendit Komunal të Prizrenit (AAK), Ilir Baldedaj ka reaguar pas rrënimit të një shtëpie, që ndodhet në Qendrës Historike në Prizren.

Përmes një postimi në ‘facebook”, ai ka shkruar se “Komuna e Prizrenit nuk ka asnjë vullnet për mbrojtjen e Qendrës Historike”

Reagimi i tij i plotë:

Se komuna e Prizrenit nuk ka asnjë vullnet për mbrojtjen e Qendrës Historike, tregon edhe kjo pamje.

Mu në qendër të qytetit, në zonën historike dhe vetëm 100 m larg nga ndertesa e komunës shkatërrohet në pikë të ditës edhe një objekt i vjetër.

Ku është QRTK- ja ?

Ku është Eci i minstrit Çeku?

Ku është edhe Ilir Gashi se…?

Hipokrita!

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Asnjë koment

Comments are closed.