17-05-2024

Prizren: Kuvendarja Bushrani kërkon hetim ndaj drejtorëve të shkollave

Anëtarja e Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, Mimoza Bushrani nga radhët e Vetëvendosjes, sot ka bërë thirrje për përgjegjësi dhe hetim të drejtorëve të shkollave, për shkak të “mungesës së transparencës” së listave të pagave të mësimdhënësve, ashtu edhe siç parashihet, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Ajo këtë e ka bërë në profilin e saj në “facebook”:

Thirrja ime është që të hetohen drejtorët e shkollave të Komunës së Prizrenit, dhe të japin përgjigjësi.

Përse mësimdhënësit nuk kanë akses në lista të pagave?

Përse fshehen listat e pagave nga drejtorët e shkollave dhe nuk bëhen transparente?

Përse mësimdhënësit nuk nënshkuajnë me muaj të tërë në lista të pagave.

Lexo edhe:

Reagon LDK: Arsimi në Prizren është duke përjetuar degradimin më të madh nga paslufta

Asnjë koment

Comments are closed.