Prizren: Ky është i dyshuari që vodhi armën zyrtare dhe dokumente të zyrtarit të AKI-së
Sot u raportua se shtëpia e një zyrtarit të AKI-së, në Prizren, ka qenë cak i hajnave. Ai dyshohet se dje në mesditë vodhi armën zyrtare dhe dokumentet personale të punonjësit të agjencisë së inteligjencës kosovare.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është: Menderes Kadri, i lindur më 1991.
Ky i fundit pas një bashkëpunimi të ngushtë të institucioneve të sigurisë, është arrestuar sot në mesditë.
Ndalimin e tij e ka konfirmuar edhe Policia në Prizren.
“Pas disa veprimeve operative-hetimore hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin, për të cilin dyshohet se dje ka hyrë në shtëpinë e një zyrtari në Prizren, dhe ka vjedhur armën zyrtare dhe disa dokumente personale”.
“I dyshuari është intervistuar dhe ka pranuar veprën. Disa nga gjësendet e vjedhura janë gjet ndërsa arma ende është duke u kërkuar nga hetuesit”, thuhet në konfirmimin e policisë prizrenase për Gazetën Sinjali.
Lexo edhe:
Prizren: “Çfarë po ndodh, hiqet asfalti i ri” te rruga në afërsi të kampit të KFOR-it turk?