Prizren: Ky është personi që bëri vetëvrasje në Prizren
Një person i moshës 76 vjeçare ka kryer vetëvrasje mbrëmjen e sotme në Prizren, raportoi Gazeta e Prizrenit.
Dyshohet se vetëvrasja është kryer me armë zjarri -pistoletë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Besim Behluli” në lagjen “28 Nëntori” (Ortakoll), diku përballë tregut të gjelbër.
Sipas burimeve të portalit Gazeta e Prizrenit i vdekuri është T. Dedushi, (shq /Kos.)
Policia ka dal në vendngjarje, pasi që janë mbledh provat dhe dëshmit prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rast “Vetëvrasje “.
Trupi i pa jetë dërgohet në ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Sipas policisë, arma e përdorur në këtë rast bashkë me provat tjera është sekuestruar ./Gazeta e Prizrenit