17-05-2024

Vdes një foshnje, policia rajonale e Prizrenit nis hetimet

Sot pasdite, rreth orës 17:20 është raportuara se në fshatin Studenqan të Suharekës një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Zëdhënësi rajonal Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, konfirmoi se vdekja e foshnjës është raportuar nga nëna e saj.

“Policia ka dal në vendngjarje, pasi janë mbledhur dëshmitë nga dëshmitarët, prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rast “Hetim i vdekjes “, tha ai.

Trupi i pa jetë dërgohet në ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. / Gazeta e Prizrenit /

Lexo edhe:

Prizren: Tragjike, një person bën vetëvrasje me armë zjarri

Asnjë koment

Comments are closed.