Prizren: Lansohet skema mbështetëse për ndërmarrës të rinj
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, dhe drejtuesit e Agjencionit për Zhvillim Rajonal- Jug, të premten kanë lansuar skemën e granteve “ Mbështetja e ndërmarrësve të rinj, strat – up në komunën e Prizrenit”.
Gjatë prezantimit për lansimin e skemës së granteve nga kryetari, Shaqir Totaj, dhe drejtori i AZHR, Nderim Bytyçi, i pari tha se me lansimin e kësaj skeme në përkrahje të ndërmarrësve të rinj, do të ndihmohen ata për zbatimin e ideve të tyre të biznesit.
Me këtë skemë, do të përzgjidhen idetë më inovative dhe unike të të rinjve të komunës sonë, të cilët me këto grante do të jenë në gjendje të fillojnë implentimin e ideve të tyre, dhe në këtë mënyrë, do të krijohen kushte të mira për hapjen e vendeve të reja të punës dhe sigurimin e të ardhurave për të punësuarit, theksoi kryetari Totaj.
Detaje rreth skemës së granteve, ka dhënë drejtori i AZHR, Nderim Bytyçi, i cili njoftoi se, aplikimi mund të bëhet në të gjitha fushat e prodhimit dhe përpunimit të produkteve, si dhe në ofrimin e shërbimeve komerciale, ndërsa përparësi do të iu jepet projekteve në sektorin e IT-së, turizmit, tekstilit, përpunimit të drurit, metalit dhe zanateve të vjetra qytetare.
Kryetari Totaj, në fund i bëri thirrje të interesuarve që mos të hezitojnë dhe të aplikojnë për këtë skemë të granteve.Shuma e përgjithshme në dispozicion për këtë skemë të granteve është 25 mijë euro, ku vlera minimale e një granti është 500 euro, ndërsa ajo maksimale 2 500 uro.
Autoriteti Kontraktues do të jetë minimum 60 % të vlerës e që në këtë rast është komuna, kurse përfituesi do të participojë me pjesën tjetër të shumës nga 10 deri në 40 %. Nga kjo skemë, pritet të përfitojnë rreth 20 ndërmarrës të rinj, ndërsa nënshkrimi i kontratave pritet të bëhet me datën 30 gusht të këtij viti./ Televizioni I Prizrenit