28-09-2022

Prizren: Paraburgim për dy persona, dyshohet se dhunuan një vajzë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatjeprej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 23.06.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 23.07.2022, ndaj të pandehurve E.S., dhe T.J., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “dhunimi”.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

në periudhën kohore 16 dhe 17 qershor 2022 në orë të pacaktuar,  të pandehurit së bashku e detyrojnë viktimën – të dëmtuarën për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë që e shoqërojnë në një shtëpi e detyrojnë që të konsumon pije alkoolike dhe substanca narkotike e sjellin në situatë pa vetëdije me ç ‘ rast i pandehuri T. e godet me një mjet të fortë në kokë dhe kryejnë marrëdhënie seksuale me viktimën

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, dhe faktin se procedura hetimore është në fazën fillestare, dhe në vazhdim duhet të merren në pyetje dëshmitarë eventual, të bëhen ekzaminime mjekësore dhe të mblidhen prova të tjera për zbardhjen e së vërtetës, andaj është vlerësimi i gjykatës se caktimi i paraburgimit për këtë pikë është i arsyeshëm pasi që me mbetjen e të pandehurve në liri, të njëjtit mund të ndikojnë në të dëmtuarën – dhe dëshmitarët e lartpërmendur, në mënyrë që të ndërrohen deklarimet e tyre, kështu që kjo do të pengonte zhvillimin normal të hetimeve.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjyqtarja ka marrë parasysh edhe karakteristikat personale të të pandehurve, dhe nga verifikimi i tyre të njëjtit rezultojnë përsëritës të veprave penale të shumta, dhe kjo tregon rrezikun se me lënien në liri të njëjtit mund të arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, dhe të njëjtit mund të përsërisin vepra penale të ngjashme apo edhe më të rënda ndaj të dëmtuarës apo persona të tjerë, me qëllim të dëmtimit të procedurës hetimore.

Asnjë koment

Comments are closed.