15-07-2026

Prizren: Largohet Liridon Fetahaj nga FC Liria

Sulmuesi Liridon Fetahaj i ka dhënë fund bashkëpunimit me FC Liria, duke u larguar nga klubi pas disa vitesh si pjesë e skuadrës prizrenase.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka falënderuar klubin dhe tifozët për mbështetjen e vazhdueshme gjatë periudhës sa ishte pjesë e Lirisë.

Me këtë mesazh, sulmuesi i ka dhënë lamtumirën FC Lirisë, duke i uruar klubit suksese në vazhdim dhe rikthim të shpejtë në elitën e futbollit kosovar.

Asnjë koment

Comments are closed.