23-11-2024

Prizren/ LDK kritika Qeverisë së VV-së për buxhetin “diskriminues” ndaj prizrenasve

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka reaguar duke e vlerësuar si diskriminues buxhetin që Qeveria e Vetëvendosjes ka paraparë për Prizrenin, në total prej 900 mijë €, raporton Gazeta e Prizrenit.

Komunikata e plotë e LDK-së:

Investimet e reja kapitale nga Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje parasheh që për kokë banori Prizreni të përfitojë vetëm 4.64€ ose në total 900.000€.

E gjitha kjo quhet diskriminim, diskriminim, diskriminim.
Ndërsa qytetarët në qytezën e Shtimes ( e udhëhequr nga VV-ja ) për kokë banori përfitojnë 102.15€ ose në total 2.753.333€.

Qytetarët e Prizrenit nuk meritojnë përbuzje dhe diskriminim edhe nga pushteti qendror(VV), sepse ata çdo ditë po përballen me nepotizëm, keqmenaxhim të parasë publike dhe diskriminim edhe nga pushteti lokal (PDK). Kjo nënkupton që qytetarët e Prizrenit i janë nënshtruar diskriminimit të dyfishtë, si nga qeveria qendrore po ashtu edhe nga ajo lokale.

Lexo edhe:

Prizren: Qeverisja e Totajt jep tender afro 25.000 euro për Arsim, reagon dega e LDK-së – kërkon hetime

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren nuk pajtohet në asnjë mënyrë me diskriminimin që po i bëjnë Prizrenit dhe qytetarëve të saj.
Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, fton që bashkë të punojmë fuqishëm që Kosovën dhe Prizrenin ta kthejmë në binarë me njerëz, program dhe qeverisje të mirë që i ofron vetëm LDK-ja.

LDK – PRIZREN
ZYRA PËR INFORMIM

Mund të jetë një imazh i teksti

 

Asnjë koment

Comments are closed.