20-04-2024

Prizren: Lëmoshëkërkuesit tek semaforët, pengesë për shoferë dhe rrezik për veten (foto)

Këto pamje, dërguar nga lexues të portali “Gazeta e Prizrenit” janë tek semaforët, në afërsi të “Elkos-it” në Prizren.

Prej disa ditësh aty shihen fëmijë dhe një person në karrocë, duke kërkuar lëmoshë.

Pos që ky nuk është një imazh i mirë për qytetin dhe pengesës së shoferëve, për shkak të trafikut, ata rrezikojnë edhe jetën e tyre.

Pamje të tilla shihen edhe tek semaforët në afërsi te tregut të gjelbër.

Për këtë kërkohet intervenimi sa më i shpejtë i policisë. /Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.