19-05-2024

Prizren: Lëndohen dy zyrtarë policorë dhe dy civil të aksidentin në Vlashnje

Një aksident ka ndodhur te rrethi i hyrje-daljes së autostradës, pjesa Jug në fshatin Vlashnje të Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit

Si pasojë e aksidentit në mes dy veturave civile, janë lënduar katër persona.Rastin për portalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi rajonal i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyçi

Ai theksoi se dy nga të lënduarit në këtë rast janë zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe se njëri nga ta është i lënduar rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

“Ju informojmë se rreth orës 20:10 në dalje të autostradës Prizren Jug ka ndodhur një aksident në mes dy veturave civile. Në njërën nga veturat kanë qenë duke udhëtuar zyrtarë policorë të cilët po ktheheshin nga puna në shtëpi. Në këtë aksident janë lënduar dy zyrtarë policorë dhe dy civilë. Zyrtarët policorë të lënduar janë jashtë rrezikut për jetë por dyshohet për lëndim të rëndë për njërin nga zyrtarët”, tha Bytyçi për Gazetën e Prizrenit.

Zyrtarët policorë janë duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.