24-11-2024

Prizren: Lëndohet fëmija pasi vetura godet karrocën në rrugë

Një shofer nga pakujdesia ka goditur me veturë një karrocë me fëmijë, të cilën po e shtynte prindi i vet.

Sipas policisë, aksidenti është raportuar mbrëmë në rrugën “Hasan Prishtina” në Prizren, derisa fëmija ka pësuar lëndime.

“Një i dyshuar përderisa ishte duke lëvizur me veturë, nga pakujdesia në vendkalimin për këmbësorë ka goditur karrocën me fëmijë qe ishte duke u shtyrë nga prindi. Si pasojë fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin e Policisë. / GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.