Prizren: Lëndohet një biçiklist, dërgohet në spital pas goditjes nga kamioni
Një biçiklist është lënduar dhe dërguar në spital, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Prizren.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën “Ismajl Kryeziu”, segment ky i magjistrales Prizren-Gjakovë, raporton Gazeta e Prizrenit.
“Ka ndodh një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë një kamion me targa vendore dhe një biçiklisti me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i biçikletës i cili është hospitalizuar në spitalin rajonal në Prizren”, thuhet në raportin e PK-së. /GeP