23-11-2024

Prizren: Lëndohet shoferi nga vetaksidenti në qendër

Një vetaksident ka ndodhur në qendër të Prizrenit, ku një person ka mbetur i lënduar.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili bëri të ditur se i lënduari është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.

“Ka ndodhur një vetaksident në qendër të Prizrenit, ku një person ka humbur kontrollin gjatë vozitjes së veturës nuk i dhe ka përfunduar duke goditur së pari anësoret dhe më pas ka goditur edhe një dru. Vozitësi ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit”, thuhet tutje në konfirmim.

Asnjë koment

Comments are closed.