10-12-2024

Ky është shqiptari nga Kosova që e qëlloi për vdekje serbin në Gjermani

Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një restoranti në qendër të qytetit të Duseldorfit në Gjermani.

Indeksonline ka mësuar se bëhet fjalë për Rushit Llapi, kosovari 52 vjeçar me banim në Gjermani.

Sipas mediave vendase, pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me një shqiptar 52-vjeçar me origjinë nga Kosova. Ata dolën jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.

Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin.

Lexo edhe:

https://gazetaeprizrenit.net/shaqiptari-nga-kosova-vret-serbin-problematik-te-duseldorfit-ishte-profesionist-i-arteve-marciale-pamje/

Asnjë koment

Comments are closed.