23-11-2024

Prizren: Limaj thotë se deri në fund të nëntorit bëhet ushtria

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka paralajmëruar tri lajme të mëdha për Kosovën deri në fund të vitit.

Limaj të shtunën në Prizren ka thënë se liberalizimi i vizave, formimi i ushtrisë nëpërmjet ligjeve dhe anëtarësimi në Interpool janë objektivat e qeverisë së Kosovës dhe se po punohet shumë në këtë drejtim.

Për çështjen e ushtrisë ai ka thënë se do të bëhet deri në fund të muajit të ardhshëm.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Limaj i ka bërë thirrje subjekteve politike që të bëhen bashkë në këtë proces.

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka hedhur poshtë çdo mundësi që të krijohet ‘Republikë Srpska’, në Kosovë.

Më tutje, Limaj ka folur për partinë të cilën ai e drejton. Ka thënë se ndryshojnë nga të tjerët.

“Nisma ka nevoje të zgjerohet, të hapet partia me personalitete e gjenerata të reja dhe me intelektual. Kem nevoje për energji të reja. Jemi në momentin kur duhet të ndërtojmë komunikimin. Tubimi i sotëm e ka këtë qëllim për të treguar drejtuesve të degës jemi kthyer brenda vitit me ju raportu e informu dhe me ju tregu çka po ndodhë. Po ju kërkoj nga ju të jeni bartës të këtij vizioni. Idetë e Nismës kanë gjetur mbështetje edhe nga kundërshtarët politikë dhe ato ide janë kthyer në ide shtetërore të Kosovës”, ka thënë Limaj gjatë një takimi me strukturat drejtuese të Nismës në Prizren dhe Dragash.

Limaj ka thënë kërkuar nga Nisma në Prizren që t’u japin mundësinë djemve e vajzave të reja.

Ai ka lavdëruar qeverisjen lokale të Nismës në drejtorëve të Nismës në Prizren.

Pa lëvdata nuk i ka lënë as këshilltarët komunal të këtij subjekti.

E, Sekretari i Përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi ka thënë se dega e Nismës në Prizren përben degët e strukturuara mirë të partisë.

Megjithatë, ai ka thënë se kjo degë duhet të fuqizohet akoma më shumë.

Sherifi ka shtuar se pritjet e Nismës janë që dega në Prizren të forcohet edhe më shumë dhe t’i sjellë vota më shumë këtij subjekt.

Kryetari i degës në Prizren, njëherësh edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka thënë se po kërkojnë vazhdimësi të angazhimit politikë në përballjet që kemi si qeverisje në nivel lokal e qendror.

“E gjithë puna dhe serioziteti i juaj e bën edhe më të përgjegjshëm strukturën e Nismës në të gjitha nivelet e qeverisjes. Pushteti lokal për  vite është qeverisë jashtëzakonisht keq. Ai ka thënë se Nisma në qeverisjen lokale në Prizren ka bërë dhe po bën punë në të mirë të qytetarëve të kësaj komune”, ka thënë Berisha

Deputetja e Nismës në Prizren, Albulena Balaj ka thënë se asamblistët dhe drejtoret komunalë kanë marrë një serë iniciativash të cilat kanë qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve në këtë komunë. Po ashtu ajo ka përmendur edhe një serë iniciativash të deputetëve të Nismës nga rajoni i Prizrenit në Kuvendin e Kosovës.

Të pranishmeve me një fjalë rasti i është drejtuar edhe kryetari i Nismës në Dragash, Fatmir Halili./gazetaexpress.com

 

Asnjë koment

Comments are closed.