07-10-2024

Ia heqin krimbin 15 centimetra të gjatë nga syri (foto/video)

Një xhirim i frikshëm ka përfunduar në internet, ku paraqitet operimi i një shtetasi nga India, që kishte problem me sy.

Në fakt, në këtë video mund të shihet momenti kur doktorët hoqën një krimb nga një pacient, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, transmeton KosovaPress.

Pacienti u ankua për dhimbje dhe kruajtje në sytë e tij dhe vendosi të kërkonte ndihmë mjekësore.

Mjekët e habitur vërejtën parazitin, një krimb të gjatë 15 centimetra, të cilin e larguan nga 60-vjeçari nga Karnataka, një shtet në jugperëndim të vendit.

Asnjë koment

Comments are closed.