Prizren: Liria-Ferizaj 0:0, prizrenasit ankohen për padrejtësi
Ndeshja Liria – Ferizaji që u zhvillua në Prizren ka përfunduar baras 0:0.
Por drejtuesit e klubit prizrenas pretendojnë se ka pasur padrejtësi ndaj Lirisë. Menjëherë pas ndeshjes, kryesia e klubit, mbajti takim të jashtëzakonshëm.
Pas saj kanë njoftuar për ushtrimin e një ankese dhe siç është thënë “konform situatës së krijuar pas kësaj ndeshjeje, e shkaktuar nga gjyqtarët e ndeshjes.
Ja kumtesa e saj:
“KF Liria me dt.27.10.2018, iu drejtua me shkresë zyrtare FFK-së dhe organeve të saja, lidhur me dëmtimin që na u bë në ndeshjen:Ballkani-Liria, e luajtur me dt.26.10.2018, ku na u anulua goli i pastër, e për çka edhe opinion tashmë është në dijeni.
Ende pa u këndellur nga ai tmerr (ku na u mohua fitorja), vjen një tjetër dëmtim i rëndë, në ndeshjen e lujatur sot (30.10.2018),ku në min.90-të ne na anulohet gol i pastër, nga gjyqtari Alban Shala, që ishte shumë prapa lojtarëve (në vijën e 16-tëshit të Ferizajit). Për çudi, Alban Shala, fishkëllon pa ngirtur flamurin, asistenti Jakup Musolli, e pas fishkëllimës së Shalës, reagoi edhe anësori Musolli !!!???
Ishte ky dëmtim serioz, me ndikim në rezultat, pasi goli ishte i rregullt (shihni inçizmet).
Kjo më pas ka shkaktuar pakênaqësi tek lojtarët, publiku dhe zyrtarët e Lirisë, që mirë e menagjuan situatën, duke përcjell skuadrën musafire sipas rregullave të kërkuara.
Lidhur me këto zhvillime, dëmtime direkte, që Lirisë praktikishtë, brenda pesë ditëve iu mohuan 6-të pike, ne si klub s’kemi si të mos ngrisim disa dyshime tona, bile në opinion dhe pyesim:
-a po e paguan Liria faturën e rënies nga Superliga ?
-nëse janë bërë llogaritë, që ne na dërgojnë në rang më të ulët ?
-kujt i konveno kjo pos atyre që se duan futbollin dhe zhvillimin e tij ?
Ju orkestrues të këtyre lojnave, nuk po e dëmtoni vetëm Lirinë, pavarësishtë që faturën po e paguajmë ne si klub.Por, ju po e katandisni futbollin, po e dëmtoni ate që pasojat s’do të ndalen vetëm me largimin e një skuadra nga Supelriga.
Ndaleni këtë tmerr, mos bëni plane djallëzore, lejini të rinjtë të luajnë, të kënaqen, mos i acaroni, mos ua theni ndjenjat, mos i përlotni futbollisitët që derdhin djersë (sot të gjithë lojtarët e Lirisë, qajtën si fëmijë), se do tu vrasë ajo djersë, e do ju djeg loti tyre.
Shpresojmë që kjo avanturë e rrezikshme e orkestruesve, të ndalet edhe pse tashmë ne jemi duke pagaur faturën, të dëmtuar me pikë por dhe të thyer shpirtërishtë. Kështu, nuk ecën futbolli !!! Marre !”, shkruhet në letër. /GazetaePrizrenit/