13-05-2024

Aksident trafiku me fatalitet në Mrasor të Rahovecit

Në fshatin Mrasor të Rahovecit dje ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Ka ndodhur një aksident trafiku mes tri veturave, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj K/Shqiptarë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga viktimat ka ndërruar jetë dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve”, thotë PK, transmeton Koha.net.

Si i dyshuar është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.