Prizren: Liria përforcohet me reprezentuesin afrikan
Liria përforcohet me namibianin Megameno.
Sot stërvitjeve iu bashku, Petrus Megameno, lojtar që erdhi nga skuadra Blue Water e Namibisë.
Ai, poashtu është anëtarë i kombëtares së Namibisë.
‘Luan në anën e majtë, pozitën e mbrojtësit por dhe mesfushorit të majtë me cilësi çfarë na duhen’, tha Enis Gashi, drejtor pasë nënshkrimit me futbollistin.
Ndërsa, vetë lojtari që ka kryer teste mjekësore, pohoi se përshtypjet e para, janë impresive.
‘Më ka folur për ekipin dhe futbollin këtu, bashkëvendasi im Prins Tijueza, që po shkëlqen këtu e që jam i lumtur që do jeni bashkë. Shpresoj që të arrij objektivat me Lirinë’, tha Megameno pas arritjes së marrëveshjes.
Ai, sot ishte pjesë e stërvitjes me klubin.
/Gazeta e Prizrenit /