Prizren: Lirohen për parkingje për mërgimtarë disa oborre të shkollave
Komuna e Prizrenit ka marrë vendim që oborret e shkollave në Prizren të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë për të gjitha automjetet e bashkatdhetarëve dhe qytetarëve tjerë të Komunës, përcjell Gazeta e Prizrenit.
“Për t’jua lehtësuar qëndrimin gjatë vizitës suaj, ju njoftojmë se nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i oborreve të shkollave “Lidhja e Prizrenit”, “Gjon Buzuku”, “Emin Duraku”, “Motrat Qiriazi” dhe “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur, si hapësira parkingu për automjetet e bashkatdhetarëve dhe qytetarëve të tjerë të Komunës së Prizrenit”, thuhet në vendim./ Gazeta e Prizrenit/
![]()



