06-05-2024

Prizren: “Lumbardhi N’Behar” me muzikantë botërorë

Programi do të nisë me rock-bendin kanadez nga Montreali, “Suuns”, që për herë të parë paraqitet në Kosovë, i përcjellë nga tingujt apokaliptikë të romantizmit, që në të njëjtin koncert të 7 prillit i sjell grupi eksperimental “Scattered Clouds”, shkruan sot Koha Ditore.

Në po të njëjtën skenë, 12 ditë më vonë skena do t’i takojë këngëtares, tekstshkrueses dhe modelistes nga Teksasi, Chrysta Bell, e njohur gjerësisht për punën e saj bashkëpunuese me regjisorin David Lynch. Bell do të interpretojë këngë nga albumi i saj i fundit “Feels Like Love” në vizitën e saj të parë në Kosovë.

“Lumbardhi N’Behar” me muzikantë botërorë

Tinguj ndryshe do të sjellë bendi turk “Jakuzi” në koncertin e 3 majit. Bendi i themeluar më 2015, ”Lumbardhi N’Behar” do të performojnë pjesë nga albumi i tyre “Hata Pay?”. Përveç tyre DJ lokal Karamucho e Ygretmen do të paraqiten me tingujt post-punk, punk blues.

Më 21 qershor në Prizren do të vijë grupi i njohur francez “Nouvelle Vague” me përshtatjen e melodive punk e post-punk dhe me stilin e viteve ‘50 dhe ‘60.

Këngëtarja prizrenase me emrin skenik Agona, po atë natë do të ofrojë rimishërim të jazz dhe blues…

Asnjë koment

Comments are closed.