18-04-2024

Prizren: Maturantët nesër në mbrëmje solemne, shkolla iu premton edhe mbrëmje të maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim se këtë vit nuk do të lejohet mbajtja e mbrëmjeve të maturës.

Por ky vendim i MASHTI-it nuk po respektohet në shkollën e mesme të mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren.

Në një postim në faqen e tyre në Facebook, u.d. i drejtorit, Shukri Myrtezani ka konfirmuar se nesër më datë 17.06.2021 do të mbahet mbrëmje e solemne, për të cilën tha se e kanë organizuar maturantët e shkollës.

Tutje, ai tregon që shkolla mendon të organizojë mbrëmjen e maturës pas datës 26 qershor.

Njoftimi i plotë:

Njoftohen prindërit se më datë 17.06.2021 maturantët e shkollës tonë kanë organizuar një mbrëmje solemne. Drejtoria e shkollës njofton prindërit se kjo mbrëmje nuk është organizuar nga shkolla dhe se askush nga stafi i mësimdhënësve nuk do të jetë pjesëmarrës në këtë mbrëmje.

Në bazë të vendimit të cilin e pranojmë, shkolla mendon të organizojë një mbrëmje të maturës pas datës 26 Qershor sipas udhëzimeve të cilat na i ofron qeveria e Kosovës./Indeksonline/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.