Prizren: Mbahet manifestimi letrar “Ibrahim Rugova”
Në Prizren, ka filluar Manifestimi Letrar “ Ibrahim Rugova”, në organizim të FR të degës së LDK-së në bashkëpunim me SHKA “ Fidani”, në Prizren.
Ky manifestim, ka filluar të shtunën pasdite me tubimin e pjesëmarrësve në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Më pas, aktivitetet kanë filluar në sallën e koncerteve të ShKA “ Agimi”, ku është është organizuar konkursi letrar dhe është folur për figurën i ish presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, si dhe për poezinë.
Në emër të organizatorit nga Forumi Rinor i degës së LDK-së, kryetari i saj, Festim Avdyli, tha se kjo ngjarje i dedikohet një figure madhore që jetën e tij ia dedikoi aspiratave të shqiptarëve të Kosovës, të cilët nesër kremtojnë përvjetorin e 11-të të bërjes shtet të vendit tonë.
Pjesë e këtij aktiviteti, ishte edhe truproja personale shumëvjeçare e ish Presidentit, Rugova, Adnan Merovci, i cili në mes tjerash tha se ai udhëhiqej nga ideja për të sakrificën e popullatës dhe të ardhmes së tyre në Kosovë, si dhe shquhej për krijimtari letrare dhe ishte i lidhur ngushtë me letërsinë.
Ndërkaq, kryetari i jurisë së këtij manifestimi, Sabri Bresa, foli për historinë, zhvillimin dhe ruajtjen e vlerave të artit të poezisë. Në këtë manifestim, po marrin pjesë krijues letrarë nga hapësirat mbarëshqiptare./tvprizreni.info/