22-11-2024

Prizren: Mbi 2.100 gjoba nga Policia për një javë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, së bashku me Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore, ka realizuar një sërë aktivitetesh gjatë periudhës 16-22 Shtator 2024, në kuadër të planit operativ “Rrethi 2024”. Kjo iniciativë mbulon katër komuna në rajonin e Prizrenit.

Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar gjithsej 2,157 gjoba për shkelësit e rregullave të komunikacionit rrugor. Në përputhje me këtë plan, njësitë policore kanë vazhduar të ekzekutojnë urdhëresat e Gjykatave Themelore, duke realizuar 62 urdhëresa për vepra të ndryshme penale nga data 16 deri më 20 Shtator 2024.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë të rrisë numrin e aktiviteteve policore në terren, me qëllim parandalimin e dukurive negative dhe krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët në rajonin e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.