01-05-2024

Prizren: Mbi 2.600 foshnje u lindën gjatë 2023-tës në Spitalin e Përgjithshëm

Prizren: Bazuar në raportin vjetor, gjatë vitit 2023 në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë hospitalizuar 18.615 pacientë me gjithsej 74.325 ditë shërimi.

Janë kryer 5290 operacione (kirurgji, urologji, ortopedi, orl, oftamlogji, gjinekologji dhe akusheri), janë kryer 108727 vizita ambulatore, 30605 vizita diagnostike, 24685 vizita tjera të veçanta dhe 38078 shërbime imazherike-radiologjike.

Janë kryer 2.594 lindje me gjithsej 2.622 fëmijë të lindur.

Gjatë vitit 2023 janë kryer 29854 dializa. Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” ka numrin më të madh të pacientëve që marrin shërbimet e dializës, mbi 200 pacientë , nga komuna e Prizrenit, Rahovecit, Malishevës, Suharekës, Dragashit dhe Mamushës. Shërbime të dializës marrin edhe pacientë nga Veriu i Shqipërisë, Qarku i Kukësit, thuhet në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të institucionit më të lartë shëndetësor në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.