24-11-2024

Prizren: Mbi 60 praktikantë përfundojnë praktikën në Gjykatë

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit,  në kuadër të së cilës janë edhe degët Suharekë dhe Dragash, kanë përfunduar praktikën njëvjeçare gjashtëdhjetë e katër ( 64) praktikantë,  të cilët kanë kryer punë vullnetare në Gjykatë, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha  së bashku me zëvendëskryetarin Artan Sejrani kanë pritur në takimin falënderues praktikantët e Gjykatave, të cilët përfunduan praktikën.

Kryetari i ka falënderuar për vullnetin dhe punën e palodhshme që kanë treguar gjatë një viti.“ Besoj se njohuritë dhe eksperiencat e fituara gjatë një viti do t’iu ndihmojnë në ndërtimin e një karriere të  suksesshme në fushën e drejtësisë”, ka thënë ai.

Të gjithë kandidatët u pajisen me certifikata nga Gjykata Themelore e Prizrenit./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.