24-04-2024

Prizren: Më pak të porsalindur gjatë javës

Gjatë javës që po lëmë pas, në Prizren erdhën në jetë 43 foshnje.
Në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim. Dr.Daut Mustafa”, krahasuar me javën paraprake janë regjistruar më pak raste të lindjeve, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net ”.

Javën e kaluar lindën 54 fëmijë.

Karakteristikë e kësaj jave ndërkaq, ka qenë se kanë ndodhur dy raste të lindjeve gemellare (binjak).

Për dallim nga java e kaluar, këtë javë ka ndryshime raporti edhe sa i përket gjinisë.

Mbështetur në shënimet zyrtare të spitalit, del se këtë javë numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë mashkullore, 24 djem apo pesë më shumë se sa vajza.

Ndërkaq, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite apo jave, si dhe largimet apo lëvizjet e qytetarëve. /GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.