03-05-2024

Prizren: Mërgimtarja cak i hajnave, ia vjedhin arin në veturë, paratë dhe dokumentet e Zvicrës

Një rast i vjedhjes dyshohet të ketë ndodhur në Prizren, ku një mërgimtare ka raportuar se dikush ia ka thyer xhamin e veturës dhe ia kanë vjedhur arin në vlerë të 10 mijë euro. Përveç kësaj, hajnat kanë vjedhur edhe para të gatshme dhe dokumentet personale të Zvicrës.

Mërgimtarja ka vendosur të kërkojë ndihmën e Policisë, duke e denoncuar rastin, me shpresën që do t’i gjejë sendet e saj me vlerë si dhe paratë.

Si rezultat i denoncimit, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit është iniciuar rasti “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve. /Gazeta Sinjali.

Asnjë koment

Comments are closed.