Prizren: Mesazhet e Bajramit me urime për harmoni dhe solidaritet si dhe tejkalimin e pandemisë!
Zyrtarët komunal dhe subjektet politike të Prizrenit, kanë uruar qytetarët e besimtarët islam për festën e Fitër Bajramit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Në urimin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një video xhirimi urohet për shëndet dhe mbarësi në familje!
Po ashtu kryetari ka përkujtuar gjendjen shkaku i Pandemisë, duke uruar që ky të jetë Bajrami i fundit, që kremtohet nën hijen e pandemisë.
Prizrenasve të besimit islam, Bajramin ua urojnë edhe subjektet tjera politike në Prizren.
Në urimi e shefit të opozitës, Shaqir Totajt (PDK), besimtarëve u dëshirohet mirëqenie, solidaritet dhe begati në familje.
Me këtë rast uron edhe redaksia e portalit “GazetaePrizrenit.net”!
ME FAT!