Prizren: Mësimdhënësit udhëtarë po përballen me vështirësi gjatë transportit
Çështja e transportit të mësimdhënësve udhëtarë në Komunën e Prizrenit është rishfaqur sërish, pasi sipas tyre, ata po përballen me vështirësi, meqenëse pagesa e transportit për ta nuk po realizohet nga fillimi i këtij muaji, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Referuar njoftimit të dërguar, kjo po ndodh pasi ka skaduar afati i tenderit përkatës për transportin e tyre. Njëri nga përfaqësuesit e shoqatës së mësimdhënësve udhëtarë, Bejtush Ibrahimi ka thënë se arsimtarët tashmë i paguajnë biletat e udhëtimit nga xhepi tyre, dhe se për këtë mësuesit në shkollat e trevës së Hasit nesër në mëngjes, do të shkojnë për një takim me drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Xhemile Vezgishi.
Ndërkaq, nga Komuna nuk ka ndonjë njoftim rreth kësaj çështje.
Lexo edhe:
Shkumësi duhet hequr nga shkollat
Prej disa vitesh, Komuna e Prizrenit ua heq shpenzimet e udhëtimit mësimdhënësve.
Sipas shënimeve të shoqatës janë afer 1.000 persona që udhëtojnë për në shkollat e Komunës së Prizrenit./GazetaePrizrenit