Prizren: Ndahet nga jeta avokati, Pjetër Përgjoka
I ndjeri për shumë vite kishte kryer shumë funksione në sistemin e drejtësisë, kurse për më shumë se 20 vjet ushtroi profesionin e avokatit.
Po ashtu, për shumë vite, Përgjoka ishte edhe kryetar i SHBK “NËNA TEREZË” dega në Prizren, si dhe drejtor ekzekutiv i kësaj shoqate në nivel Republike.
