11-05-2024

Prizren: Ndalohet një 27-vjeçar i dehur, i gjendet kokainë e marihuanë

Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

E një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’ më Prizren, ku një patrullë e Policië kanë ndalur një person nën dyshimet për posedim të gjërave të kundërligjshme.

Sinjali mëson se gjatë kontrollit te 27-vjeçari kanë gjetur substanca të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe marihuanë, të cilat janë sekuestruar nga njësitet policore.

I dyshuari është arrestuar menjëherë nga Policia dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka deklaruar se narkotikët i ka për përdorim personal. Ai po ashtu i është nënshtruar testit të alkoolit, ku ka rezultuar se është në gjendje të dehur.

 

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që 27-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar të narkotikëve apo substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Asnjë koment

Comments are closed.