16-09-2021

Prizren: Ndërhyn policia, ndërpriten tri dasma dhe gjobiten pronarët

Policia rajonale në Prizren së bashku me inspektorët gjatë inspektimit në rrugët “Tranzit i Ri”, “Tranzit i Vjetër” dhe në rrugën Prizren-Suharekë, në tri salla të dasmave kanë vërejtur se kanë organizuar dasma në kundërshtim me vendimin e fundit që qeverisë sa i përket masave anti-COVID.

Inspektorët se bashku me Policinë e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe i kanë ndërprerë tri dasma dhe kanë gjobitur pronarët e sallave.

Mund të jetë një imazh i teksti

“Inspektoret se bashku me policinë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të urdhrit të Inspektorit, dasmat janë ndaluar dhe janë shpërndarë dasmorët. Në lidhje më këtë për organizimin në kundërshtim të vendimit të Qeverisë janë shqiptuar dënime nga ana e Inspektorëve”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga data 20 gusht deri me datë 1 shtator të ndalohen veprimtaritë e klubeve të natës, dasmave, ahengjeve dhe mbrëmjeve të maturës në tërë territorin e Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.