Prizren: Ndërprerja e planifikuar, këto janë vendet që do të mbesin pa rrymë
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar konsumatorët se për shkak të punimeve të domosdoshme në rrjet për siguri të sistemit, të shtunën (03.12) në disa lokalitete të vendit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Orari i ndërprerjes së energjisë elektrike:
Prizren
Punime nga palët e treta
1.
TS 35/10kV Zhuri do të ndërprehet:
Dalja 10 [kV] Poslishta (kodi: 30035006) prej ores 10:00 deri në ora 13:00
Vendet – fshatrat: Grazhdanik, Kobajë, Muradem, Nashec (një pjesë), Poslishtë dhe Vlashnjë.
Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.