06-05-2025

Prizren: Ndërroi jetë veterani i arsimit, Bajram Idrizaj

Ai u nda nga jeta, sot në moshën 67-vjeçare. Gjatë jetës së tij, Bajram Idrizaj dha një kontribut të çmuar në edukimin e gjeneratave të shumta si mësues në fshatrat e Hasit: Kushnin, Romajë dhe Lukijë, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Ishte i palodhur, i përkushtuar dhe gjithmonë i rregullt në procesin mësimor. Ai qëndroi i paepur edhe gjatë kohës së pushtimit serb, duke vazhduar mësimdhënien në kushte të vështira, përballë kontrolleve të vazhdueshme nga policia e ushtria serbe, si dhe pagesave simbolike gjatë viteve të 90-ta.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka pikëlluar ish-kolegë, nxënës dhe klerikë të rajonit të Hasit, të cilët kanë shprehur respektin dhe kujtimet e tyre për mësuesin Bajram përmes publikimeve të shumta në rrjetet sociale.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën, në varrezat e Prizrenit.

Mund të jetë një imazh i ‎1 person dhe ‎teksti që thotë "‎الإِْلرَكنا ازرِّا Me pikëllim në zemër lajmërojmë, miqte dhe dashamiret tanë se bashkëshorti,babai dhe gjyshi yne dashur BAJRAM (SELMAN) IDRIZAJ Ndörroi jetë mẽ 05.05.2025 në moshën 67 vjeçare. Varrimi do tẽ bähet mẽ 06.05.2025 me DREKE në ora 13:00 Namazi i xhenazës do tẽ falet nẽ xhaminë TERZIMAHALLES Varrimi do tẽ bëhet në varrezat qytetit tă Prizrenit. Te PIKELLUARIT: Bashkëshortja: Mybexheli Kenani dhe Selmani Vajza: Besa si dhe farefisi 05.05 05.05.2025 2025 PRIZREN gjerë IDRIZAJ.‎"‎‎

Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat e nxënësve, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Idrizaj, të afërmve, miqve dhe gjithë atyre që e njohën! Mësuesi Bajram u prehtë në paqe!

/ Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.