Prizren: Në “Shatërvan” grabitet një shtetas i huaj
Sot në afërsi të sheshit “Shadervan” në qytetin e Prizrenit, ka ndodhur një grabitje nën kërcënimin e thikës, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima ka qenë shtetas japonez me vend qëndrim të përkohshëm në Prizren.
Gazeta Sinjali ka tentuar të komunikojë me Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit, lidhur me rastin por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.
Burimet e Gazetës Sinjali, bëjnë të ditur se Policia po kërkon tre persona të dyshuar, të cilët kanë kryer grabitjen.
P. S Foto nga arkivi