28-01-2023

Publikohet video nga momenti kur qëllohet për vdekje ish-kryeministri japonez

Janë publikuar pamjet e momentit të vrasjes së ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, i cili u qëllua për vdekje gjersa po e mbante një fjalim.

Siç shihet nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, i dyshuari ishte gjatë gjithë kohës prapa ish-kryeministrit japonez, ai kishte të veshur një bluzë të gjelbër dhe një maskë të bardhë.

Në videon e publikuar, fillimisht shihet një re tymi dhe pastaj goditja e Shinzo Abe, i cili menjëherë bie në tokë si pasojë e goditjes me armë zjarri.

Vetëm pas gjuajtjes me armë, sigurimi e kap atë dhe ia largojnë armën nga dora. /GS

Asnjë koment

Comments are closed.