18-04-2024

Prizren: Nga 15 mostra të dyshuara me COVID-19 asnjë i infektuar

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka e ka vlerësuar si lajm të shkëlqyer, rezultatin e stotëm të testeve për koronavirus, ku nga Prizreni nuk ka dalë asnjë i infektuar, shkruan Gazeta e Prizrenit.

“Sapo mora email-in njoftues nga Qendra për Prandalim dhe Kontrollë të Sëmundjeve, Ministria e Shëndetësisë, ku nga 15 mostra të rasteve të dyshuara me COVID-19 nga Prizreni, asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv.

Me shpresë që edhe në mostrat e ardhshme të vazhdojmë njëjtë. Për të pasur sukses, duhet të vazhdojmë me seriozitet dhe përkushtim” ka shkrua Haskuka./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.