26-11-2024

Prizren: Ngacmohet seksualisht një punëtore e barnatores, arrestohet i dyshuari

Në rrugën “Ali Deda” në Prizren, Policia ka arrestuar një person, i cili u denoncua nga një grua për ngacmim seksual, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima kësaj radhe është një punëtore e një barnatoreje, e cila ka raportuar se i dyshuari e kishte shqetësuar duke i shkuar në vendin e saj të punës.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari V.M., i ka shkuar sot viktimës te lokali, duke e ngacmuar me fjalë të ndryshme, çka i krijuar ankth dhe pasiguri gruas, e cila e njoftoi Policinë.

Si rezultat i denoncimit të rastit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe më pas është dërguar në Qendrën e Mbajtjes pasi ndaj tij Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Asnjë koment

Comments are closed.