Prizren: Ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet një person

Ditën e djeshme është arrestuar një mashkull në Prizren.

I njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Prizren 21-27.10.2021 – 14:15. Pas një pune hetimore me 29.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare (të mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.